75 Mall Live Search
21:19 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Xhaka e Basel gjejnë paqen, kontrata e re u njoftua para ndeshjes së sotme në C.League

Pas një përplasje të ashpër që kishin ditë më parë, Taulant Xhaka dhe skuadra e Baselit, kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Njoftimi për vazhdimin e kontratës ka ardhur pak para fillimit të ndeshjes në Conference league ndaj Trabzonsporit, transmeton IndeksOnline.

Xhaka ka nënshkruar kontratën e re e cila do ta mbaj te skuadra e Baselit deri në vitin 2027.

”Pasi jo gjithçka shkoi sipas dëshirës në komunikimin tonë ndaj Taulantin për një kohë të shkurtër, tani jemi të gjithë më të lumtur që u ulëm në tavolinë dhe gjetëm një zgjidhje shumë të mirë për të gjithë”, ka deklaruar shefi i Baselit, David Degen./IndeksOnline/