75 Mall Live Search
19:59 / E Premte, 24 Maj 2024 / Gj. Sh

Xhaka e Gjimshiti pjesë e formacionit të vitit në Evropa League

Të mërkurën ka përfunduar sezoni në garën e dytë më të madhe evropiane të futbollit, Europa League.

Ishte skuadra italiane, Atalanta e cila u kurorëzua me titullin e kampionit, pasi në finale e mposhti Bayer Leverkueseni, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

UEFA sot ka publikuar formacionin e sezonit të Ligës së Evropës, ku Berat Gjimshti dhe Granit Xhaka janë pjesë e formacionit.

Formacioni dominohet nga futbollistët e Atalantas dhe Leverkusenit me nga katër, dy futbollistë nga skuadra e Romës dhe një nga Marseille./IndeksOnline/