75 Mall Live Search
22:44 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / Gj. Sh

Xhaka e lë në ”lloq” Zvicrën, Danimarka merr tre pikë

Danimarka e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja daneze, shënoi fitore ndaj Zvicrës, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Patrick Dorgu shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 82-të, duke debutuar me gol, një minutë pas inkuadrimit në fushë.

Golin e sigurisë e shënoi Pierre-Emile Hojbjerg në 90+2.

Zvicra nga minuta e 50-të luajti me një futbollistë më pak, pasi Nico Elvedi u ndeshkua direkt me karton të kuq.

Fatin e njëjtë e kishte edhe Granit Xhaka, i cili u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda katër minutave./IndeksOnline/