75 Mall Live Search
21:12 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Xhaka e Mc Kresha i komentojnë Shaqirit para finales

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri edhe njëherë do të shijoj një finale të Ligës së Kampionëve.

Përsëri do të bart fanellën e kuqe por kësaj radhe atë të Liverpool-it, transmeton Indeksonline.

Ai në rrjete sociale ka publikuar disa nga fotografi nga stërvitja e fundit para finales së nesërme.

Në fotografin e tij ka komentuar reperi i njohur, Mc Kresha dhe lojtari tjetër shqiptar, Granit Xhaka.

Reperi kishte shkruar: “AllezAllezAllez”, ndërsa  Xhaka:” Paq fat.”

Mc Kresha njihet si fans i flakët i Liverpool-it, ndërsa Xhaka ka shoqëri mjaft të mirë me Shaqirin.

Futbollisti nga Zhegra ishte protagonistë në ndeshjen e dytë gjysmë-finale kundër Barcelonës, ku arriti të bëjë një asistim./Indeksonline/