Xhaka e Shaqiri startojnë për Zvicrën kundër Andorrës, formacionet zyrtare

Zvicëra sot luan ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Helvetikët” do të luajnë në udhëtim ndaj kombëtares së Andorrës, shkruan IndeksOnline.
Trajneri Murat Yakin ka vendosur që nga minuta e parë të startoj edhe me dy futbollistët kosovarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, ndërsa Andi Zeqiri është në bankën rezervë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin nacional të Andorrës.
Më poshtë i gjeni formacionet zyrtare të ndeshjes Andorra – Zvicra./IndeksOnline/
