75 Mall Live Search
11:43 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / SH

Xhaka është “baba”, e thonë statistikat

Granit Xhaka po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës. Ylli i Sunderlandit po luan si në ditët më të mira në Premierligë.

33-vjeçari është mjeshtër në fitimin e topit dhe më pas në përdorimin e tij në mënyrë të përsosur, duke kontrolluar tempon në mesfushën e Sunderlandit.

Xhaka ka kompletuar më shumë pasime (685) dhe më shumë pasime të treta të fundit (190) se çdo lojtar i Sunderlandit deri tani këtë sezon.

Ylli shqiptar ka po ashtu përqindjen e dytë më të mirë të fitoreve në duele nga çdo mesfushor që ka zhvilluar 100+ duele në Premier League këtë sezon pas Joao Palhinha-s (62.7%).

Nga 166 duele, Xhaka ka fituar 85 duele, duke u rënditur i dyti në Premierligë./Indeksonline/