23:03 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Xhaka fiton çmimin lojtari i ndeshjes kundër Serbisë

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë në ndeshjen Zvicërr-Serbi.

Në ndeshjen e fundit kombëtarja zvicerrane mposhti Serbinë me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Xhaka pati një paraqitje fantastike duke e dëshmuar edhe njëher se e meriton shiritin e kapitenit, pasi është një lider i Zvicrës si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Zvicëra është kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror, ndërsa Serbia eliminohet./IndeksOnline/