75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Xhaka fton ish-bashkëlojtarin të bëhet asistent te Zvicra: Ai do të ishte një opsion i shkëlqyer

Shumë emra janë duke qarkulluar për t’u bërë asistent i Murat Yakin te Kombëtarja e Zvicrës.

Por, Granit Xhaka, mesfushori shqiptar ka shtuar edhe një kandidat tjetër. Bëhet fjalë për Stephan Lichtsteiner, shkruan Indeksonline

“Sigurisht që do të ishte avantazh nëse dikush me përvojë në nivelin më të lartë mund të na bashkohej. Një ish-lojtar e di saktësisht se çfarë po ndodh brenda dhe jashtë një kombëtareje. Dikush me veshë dhe sy të hapur, që komunikon. Dikush që na mëson nëse ne gabojmë”, u shpreh Granit Xhaka për Keystaone-SDA

World Cup 2018: Switzerland trio avoid bans for 'eagle gesture' goal  celebrations - BBC Sport

“Ai do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për ekipin tonë. Steph gëzon reputacion të lartë brenda dhe jashtë vendit”, përfundoi futbollisti shqiptar

Një nga emrat më të përfolur për t’u ulur në stolin e Murat Yakin është legjenda e Gjermanisë, Miroslav Klose. Emrat tjerë janë: Leonard Thurre dhe Davide Calla./Indeksonline/