09:22 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Xhaka: Gëzuar ditën e flamurit (Foto)

Taulant Xhaka ka uruar 28 nëntorin, pavarësinë e Shqipërisë.

Futbollisti i Baselit përmes rrjeteve sociale ka bërë një shkrim për festën e flamurit.

“Ju uroj nga zemra të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, anembanë botës, gëzuar ditën e flamurit. Gjithmonë kuqezi”, ka shkruar Xhaka./IndeksOnline/