21:13 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Xhaka i kundërpërgjigjet Rashicës me gol dhe bën shqiponjen

Në këto momente është duke u zhvilluar pjesa e dytë e ndeshjes së yjeve, ku ndeshen skuadra e Rashices dhe ajo e Xhakes.

Pas golit të Rashicës për 3:2, Xhaka është kundërpërgjigjur me një gol të bukur duke barazuar rezultatin për 3:3.

Pas golit Xhaka ka bërë simbolin e shqiponjes duke elektrizuar stadiumin.

Kjo ndeshje me karakter humanitar është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.