Xhaka i lumtur pas fitores: Ende kemi punë për të bërë

Skuadra e Arsenalit arriti fitore mbrëmë në UEFA Champions League ndaj Olympiacosit me rezultat 3-1.
Granit Xhaka pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur edhe pse thotë se ende s’ka përfunduar kjo ndeshje, shkruan IndeksOnline.
“Shumë i lumtur se si e përfunduam këtë ndeshje. Por, ende kemi punë për të bërë javën tjetër”, ka thënë Xhaka.
Golat për ekipin e Mikel Artetas mbrëmë i shënuan: Odegaard, Gabriel dhe Elneny./IndeksOnline./