18:07 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Xhaka i pazëvendësueshëm, Aubameyang rikthehet pas 3 ndeshjeve mungesë

Ndeshja Wolverhampton – Arsenal do të hapë javën e 22-të në Premier Ligën angleze.

Lajm i mirë për tifozët e ekipit londinez është rikthimi i Pierre Emerick Aubameyang, që e nis takimin nga banka rezervë.

Sulmuesi nga Gaboni mungoi në 3 ndeshjet e fundit pasi qëndroi afër nënës së tij që ishte e sëmurë.

Trajneri Mikel Arteta ka bërë vetëm një ndyrshim në formacion, në vend të Gabriel Martinellit luan Bukayo Saka.

Granit Xhaka poashtu është pjesë e përbërjes startuese.

Këto janë formacionet zyrtare: