75 Mall Live Search
11:30 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / Gj. Sh

Xhaka: I pëlqej ëndrrat, por kjo nuk është ëndërr… Ne mund ta fitojmë titullin

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për kamerat e Sky Sport në lidhje me këtë sezon të Arsenalit në Premier League.

Mesfushori shqiptar shpreson që klubi i tij nga Londra të festojë në fund të këtij sezoni 2022/23.

Ai thotë se është tifoz i madh i ëndrrave, por kjo që po ndodh tani nuk është ëndërr, sepse ai mendon se me këtë klub mund të arrij sukseset.

“Jam tifoz i madh i ëndrrave, por kjo nuk është ëndërr, është diçka që ne mund ta arrijmë”, thotë Granit Xhaka për titullin e Premier League

Skuadra e Arsenalit momentalisht është në vendin e parë me 60 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City (55). Sot ekipi i Artetas luan ndaj Bournemouth, në xhiron e 26-të.