75 Mall Live Search
11:25 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / Gj Sh

Xhaka idol i tifozëve të Sunderlandit, i këndojnë pas barazimit me Arsenalin (VIDEO)

U transferua gjatë verës, por Granit Xhaka shumë shpejtë u shndërrua në një idol për tifozët e Sunderlandit.

Me shpirtin luftarak shqiptar, futbollisti kosovar po shkëlqen me paraqitjet e tij në fushë, shkruan IndeksOnline.

Si një lider i vërtetë në skuadër, Xhaka përpos shiritit të kapitenit ka fituar edhe zemrat e tifozëve, të cilët nuk do ta harrojnë asnjëherë.

Dje pas ndeshjes me Arsenalin, e cila përfundoi me barazim 2-2, tifozët e Sunderlandit në kor kënduan për Granit Xhakën, derisa ky i fundit i falendëronte për mbështetjen./IndeksOnline/