75 Mall Live Search
11:51 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Xhaka: Jam shumë i lidhur me Kosovën, po krenohna me djemtë që po luajnë në përfaqësuese

Granit Xhaka është paraqitur në konferencë në Prishtinë para ndeshjes bamirëse që e zhvillon sot në “Fadil Vokrri” ndaj “dostave” të Milot Rashicës.

Futbollisti kosovar ka thënë se është shumë i lidhur me Kosovën.

“Pushimet gjithmonë i bëj në Kosovë. Kam shumë shoqëri këtu, knaqem dhe më pas kthehem në klub e kombëtare. Jam krenar me djemtë e Kosovës. Ata kanë pozitë dhe shanse të mira për kualifikim në Evropian. Shpresoj se mund t’i shoh atje. Një ditë ndoshta mund të luaj ndaj Kosovës. Do të ishte ndjenjë e veçantë, por e kemi detyrë dhe le të fitojë më i miri. Ka qenë e vështirë të luaj ndaj Shqipërisë, sidomos kundër vëllaut” ka thënë Xhaka./Indeksonline/