75 Mall Live Search
19:57 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Xhaka kapet me fansat e Arsenalit: “Mbylleni gojën, mbylleni gojën!”

Granit Xhaka ishte i përfshirë në një konfrontim të shëmtuar me tifozët e Arsenalit, në momentin që po largohej nga “Emirates” pas eliminimit nga FA Cup.

Mesfushori ishte paraqitur për Gunners në humbjen 3-1 në shtëpi nga Manchester United.

Nata u bë edhe më e keqe për 26-vjecarin gjersa po kthehej në shtëpi.

Disa tifozë të Arsenalit e ndalën atë në rrugë duke e kritikuar për performancën e tij. Ndërsa tifozët vazhduan të shprehin zemërimin e tyre, Xhaka u thotë “mbylleni gojën” para se ai të mbyllë xhamin e makinës.

Poashtu në turmë kishte edhe mbështetje për mesfushorin, me një tifoz që bërtiste “ne të duam ty”. /IndeksOnline/