12:28 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Xhaka kundër Rashicës, këta janë disa nga të ftuarit

Të shtunën do të zhvillohet ndeshja miqësore mes shokëve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Ky organizim në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Indeksonline mëson se trajner i ekipit të Granit Xhakës do të jetë Afrim Toverlani derisa te ai i Rashicës Ismet Munishi.

Pjesëmarrjen në këtë ndeshje e ka konfirmuar Behar Maliqi dhe boksieri i njohur, Robin Krasniqi.

Gjithashtu do të jenë edhe 10 futbollistë të lindur në vitin 1999 si simbolikë e ditës së çlirimit si dhe ish futbollistët, Milaim Humolli e Arben Zhjeqi.

Në stadium do të zbresin edhe emra të estradës, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Ledri Vula dhe MC Kresha.

Deri të shtunën në mëngjes do të konfirmohen të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment. /IndeksOnline/