75 Mall Live Search
19:35 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Xhaka lider i Arsenalit kunder Manchester Cityt, formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më interesante të premierligës për këtë edicion.

Dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit, Arsenali dhe manchester City do të luajnë përballë njëra tjtrës, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i ”Topçijëve”, Mikael Arteta ka vendosur që sulmi të përbëhet nga treshja Martinelli, Saka dhe Nketiah.

Nga minuta e parë për Arsenalin është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.

Në anën tjetër Erling haland do të jetë lider i Cityt, ku do të ketë mbeshtetjen e Grealish dhe Mahrezit.

Ndeshja zhvillohet në ”Emirates Stadium” më fillim nga ora 20:30.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Odegaard, Jorginho, Xhaka, Saka, Martinelli, Nketiah.

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C), Bernardo, Mahrez, Grealish, Haaland./IndeksOnline/