75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Gj Sh

Xhaka me postim interesant para ndeshjes me Kosovën

Javën e ardhshme, me 18 nëntor, Kosova do të përballet me Zvicrën, në kualifikueset e Kupës së Botës.

Pak ditë para kësaj përballje, futbollisti me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka ka bërë një postim interesant, shkruan IndeksOnline.

Ai ka postuar një fotografi nga stërvitja me kombëtaren zvicerane, duke derguar një mesazh para ndeshjes me Kosovën.

”Pa rrugë të shkurtra. Vetëm punë e palodhur, disiplinë dhe pasion për lojën.”, ka shkruar Xhaka./IndeksOnline/