19:50 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / C E

Xhaka më shokë i shpartallon ‘miqtë’ e Serbisë

Zvicra ka shënuar fitore të madhe në mes të Beogradit.

Helvetët mposhtën Bjellorusinë me rezultat 0-5 në ndeshjen e xhiros së parë të kualifikimeve të Euro 2024.

Steffen shënoi hetrik që në pjesën e parë të ndeshjes (4’, 17’, dhe 29’), shkruan Indeksonline.

Dy golat tjerë i shënuan Xhaka në minutën e 62-të dhe Amdouni në minutën e 65-të.

Me këtë fitore, Zvicra është e para në grup me 3 pikë, dy më shumë se Kosova dhe Izraeli që kanë nga një pikë. /IndeksOnline/