75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Xhaka me shokë marrin një pikë ndaj Liverpulit

Kriza e Liverpulit këtë sezon po vazhdon.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka bërë një tjetër gabim, duke barazuar në shtëpi me Sunderlandin, shkuran IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Anfield” ishte 1-1.

Chemsdine Talbi i dha epërsinë Sunderlandit në minutën e 67-të.

Një pikë Liverpulit ia siguroi Florian Wirtz, i cili shënoi golin e parë zyrtar me fanellën e ”Redsave”, në minutën e 81-të.

Pas 14-të xhirove, Sunderland renditet në vendine gjashtë në tabelë me 23 pikë, një më shumë se Liverpuli në vendin e tetë./IndeksOnline/