Xhaka me shokë përmbysin Qarabagun, kalojnë në çerekfinale të Europa League

Bayer Leverkusen ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Europa League.
Skuadra ku luan futbollisti kosovar, Granit Xhaka, sonte shënoi fitore spektakulare ndaj Qarabagut, duke rikthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Azerbejxhani kishte epërsi të dyfishtë, por që në fund skuadra e Xavi Alonsos përmbysi rezultatin, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Abdellah Zoubir i dha epërsinë Qarabagut në minutën e 58-të, ndërsa shtatë minuta më vonë, Juninho dyfishoi rezultatin.
Jeremie Frimpog i dha shpresa Leverkuesenit për rikthim, pasi ngushtoi rezultatin në 1-2, në minutën e 72-të.
Në kohën shtesë, skuadra gjermane shënoi dy gola për të festuar kualifikimin në çerekfinale.
Ishte sulmuesi çek, Patrik Schick i cili shënoi dy herë, në 90+3 dhe 90+7./IndeksOnline/