75 Mall Live Search
22:42 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / Gj. Sh

Xhaka me shokë vazhdojnë historinë, sigurojnë finalen e Kupës së Gjermanisë

Bayern Leverkusen po vazhdon me ritëm të njëjtë, ku nuk di ende për humbje këtë sezon.

Skuadra ku luan edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka, është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

Në gjysmëfinale Leverkusen shënoi fitore ndaj Dusseldorfit me rezultat të thellë 4-0.

Frimpong 7’, Adli 20’ dhe Wirtz me dy gola në minutat 36’ dhe 60’ i siguruan fitoren skuadrës së drejtuar nga Xavi Alonso.

Në finale Beyer Leverkusen do të përballet me skuadrën e Kaiserslauternit.

Kjo është ndeshja e 40 pa humbje në të gjitha garat për Leverkusenin, derisa pos finales së siguruar në Kupën e Gjermanisë, janë lider në Bundesligën gjermane dhe janë kualifiluar edhe në çerekfinale të Europa League./IndeksOnline/