75 Mall Live Search
20:36 / E Martë, 10 Qershor 2025 / Burim

Xhaka në listën e Milanit, ‘pengesë’ çmimi i lojtarit

Granit Xhaka është shfaqur si një objektiv i mundshëm për tu transferuar në Milan gjatë afatit të verës.

Mesfushori është lloji i nënshkrimit që Milani ka nevojë për këtë merkato.

Xhaka tashmë ka pranuar se është i hapur për një largim nga Gjermania këtë verë.

Marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë, pasi Milan nuk pritet të ofrojë ndonjë ofertë të madhe për Xhakan, raporton IndeksOnline.

Raportohet se Milan po planifikon që ofroj rreth 20 milionë euro për mesfushorin e Bayern Leverkusenit.

Kujtojmë që interesim për Xhakan ka shfaqur edhe klubi turk Galatasaray, mirëpo mesfushori shqiptar nuk është shfaqur aq entuziast për këtë ofertë. /IndeksOnline/