75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

Xhaka në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në katër ndeshjet e Euro 2024

Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës është një prej më të mirëve këtë edicion në Euro 2024.

Xhaka është i gjashti në listën e publikuar nga UEFA, si lojtari që ka vrapuar më së shumti, shkruan Indeksonline

Lojtari i Bayer Leverkusenit gjatë katër ndeshjeve me fanellën “Helvetike” ka vrapuar 46.6 kilometra.

I pasi në këtë listë është futbollisti i Sllovenisë, Cerin me 51.2 kilometra, kurse pas tij vijnë lojtarët si: Lobotka (Sllovakia) me 50 kilometra distancë, Declan Rice (Anglia) me 49.2 kilometra, Kochorashvili (Gjeorgjia) me 48.4 kilometra dhe Pekarik (Sllovakia) me 47.3 kilometra.

Kujtojmë që në mesin e këtyre lojtarëve, vetëm Granit Xhakd dhe Declan Rice janë ata që kanë vazhduar deri në çerekfinale dhe mund të bëhen të parët me më së shumti kilometra të vrapuar. /Indeksonline/