Xhaka, në mesin e yjeve të së hënës në Ligën e Kombeve
Dje u zhvilluan disa ndeshje tejet interesante në kuadër të Ligës së Kombeve.
Anglia mposhti Spanjën në një triler prej pesë golash në Sevilla, derisa Zvicra regjistroi fitoren e radhës ndaj Islandës.
Bosnja gjithashtu regjistroi fitore të rëndësishme duke mposhtur Irlandën Veriore me rezultat, 2-0, transmeton IndeksOnline.
Dhe prestigjiozja, WhoScored tani ka zgjedhur lojtarët më të mirë të vlerësuar nga ndeshjet e mbrëmshme.
Edhe pse nuk shënoi gol ndaj Spanjës, Harry Kane ndihmoi Anglinë në mbrojtje dhe në sulm, teksa ai është vlerësuar me notën, 8.63.
Lojtari i dytë më i vlerësuar është mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka.
Xhaka është vlerësuar me notën, 8.16 pas asistimit te goli i Seferovic si dhe për paraqitjen solide ndaj Islandës.
Lojtarët tjerë më të vlerësuar janë Miralem Pjanic, Adam Szalai, Robin Lod, etj./IndeksOnline/
Monday’s star man ratings from the UEFA Nations League:
??????? ?????Harry Kane – 8.63
?? Granit Xhaka – 8.16
?? Miralem Pjanic – 8.68
?? Adam Szalai – 8.50
??? Robin Lod – 8.58
?? Danel Sinani – 8.41
?? Aleksey Rios – 7.74 pic.twitter.com/ohJrpcBd3U— WhoScored.com (@WhoScored) October 16, 2018