75 Mall Live Search
14:17 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Xhaka: Një gabim, por nuk do të dorëzohem

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ua ka dërguar një mesazh fansave të Arsenalit, pasi bëri penallti në ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Xhaka faulloi Heungmin Sonin në zonën e 11-metërshit, gjë që i dha mundësi sulmuesit, Harry Kane të shënonte nga penalltia për t’i ndryshuar shifrat në 2-0.

“Topçinjtë”, luajtën mirë dhe arritën ta rikthenin rezultatin në 2-2.

Xhaka ka falënderuar fansat për përkrahjen dhe ka thënë se nuk do të dorëzohet.

“Faleminderit për përkrahjen e madhe në “Emirates”! Kemi treguar karakter të fortë dhe ju na keni ndihmuar për t’u rikthyer në lojë. Për penalltinë që bëra, jam i mërzitur, por nuk do të dorëzohem”, deklaroi ai. /IndeksOnline/