75 Mall Live Search
20:11 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Xhaka nuk stërvitet me Arsenalin, në dyshim për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Skuadra e Arsenalit sot ka bërë të ditur gjendjen e futbollistëve pas kthimit të tyre me Kombëtaret.

Kështu, me tu kthyer nga ndeshjet me Zvicrën, Granit Xhaka nuk u pa në stërvitje me klubin e Arsenalit, kjo pasi klubi thotë se ai është i lënduar dhe në dyshim për ndeshjen ndaj Liverpoolit, shkruan IndeksOnline

“Graniti nuk ndihej mirë në mëngjes dhe e humbi stërvitjen e sotme”, tha klubi.

“Gjendja e Granitit do të adresohet edhe njëherë para ndeshjes të së shtunës”, deklaroi Arsenali në uebfaqen e tyre.

“Ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për selektim”, përfundoi Arsenal.

Kujtojmë se nesër Arsenali e pret Liverpooli në shtëpi me fillim nga ora 21:00.