15:58 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Xhaka pas fitores ndaj Fulham: Krenar me ekipin, mund të vazhdojmë kështu

Skuadra e Arsenalit e ka mposhtur sot Fulhamin në takimin e xhiros së parë në Premierligë.

Me rezultatin në 0:3, Arsenali fitoi tre pikë të plota në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit të ri në Premierligë, shkruan IndeksOnline


Pas takimit Granit Xhaka u shpreh mjaft i lumtur me skuadrën tij, ku tha se ndihet krenar dhe se klubi i tij mund të vazhdojnë kështu.

“Çfarë fillimi për sezonin e ri në Premierligë. Mund të vazhdojë kështu. Krenar për të gjithë ekipin”, shkruan Xhaka në “Instagram”.