75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Xhaka “përshëndetet” me bashkëlojtarët, po rikthehet në Bundesligë

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka ka shumë mundësi që të rikthehet prapë në Bundesligë.

Gazeta gjermane, Bild raporton se Xhaka veçse i ka informuar bashkëlojtarët e tij te Arsenali, përcjell Indeksonline.

Granit Xhaka nuk ka gjetë paqe qysh prej ndeshjes ndaj Crystal Palace ku u “shfrye” ndaj tifozëve pasi u zëvendësua duke e gjuajtur në tokë edhe shiritin e kapitenit.

Mundësitë më të mëdha janë që të rikthehet tek ish-skuadra, Borussia Monchengladbach./Indeksonline/