75 Mall Live Search
09:59 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Xhaka reagon pas lëndimit dhe fitores së Arsenalit

Granit Xhaka ka reaguar pas fiotres së mbrëmshme të Arsenalit ndaj Wolvesit me rezultat 2-0.

Futbollisti kosovar ka pësuar një lëndim në fillim të ndeshjes, dhe u detyrua të largohet nga fusha duke shqetësuar bashkë lojtarët dhe tifozët e Arsenalit, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka uruar shokët e skuadrës për fitoren.

“Një bravo e madhe për ekipin – çfarë mënyrë për të shkuar në pushim”, shkroi reprezentuesi i Zvicrës.

Lëndimi i Xhakës nuk ishte serioz dhe do të jetë i gatshëm të luaj në Kampionatin Botëror.

Kështu bëri të ditur trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta pas ndeshjes ndaj Wolvesit. /IndeksOnline/