75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / Gj. Sh

Xhaka së bashku me Haaland, Vinicius e Bellingham në kërkim të Topit të Artë, publikohet lista me 30 futbollistët e nominuar

France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka, shkruan IndeksOnline.

Tashmë janë mësuar 30 futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Padyshim në mesin e tyre janë edhe yjet e tjerë botëror, Erling Haaland, Vinicius Jr, Jude Bellingham e Toni Kroos.

Ceremonia e ndarjes së ”Topit të Artë” do të mbahet me 28 tetor, në Paris./IndeksOnline/