Xhaka shfaqet me parukë – pyet se kush e bëri më mirë
Granit Xhaka është mesfushori shqiptar që është bërë i pazëvendësueshëm tek Arsenali.
Madje, atij shpeshherë i është besuar edhe shiriti i kapitenit këtë sezon.

Por, tani, mesfushori me prejardhje nga Prishtina e ka sfiduar veten edhe në një garë tjetër, transmeton IndeksOnline.
Xhaka së bashku me bashkëlojtarët e tij, Hector Bellerin e Stephan Lichtstneier, kanë ndërruar stil.
Reprezentuesi zviceran, në një postim në Instagram e ka shfaqur veten me parukë, teksa në këtë foto, shihen edhe ndryshime te Bellerin e Lichtsteiner.
”Hector Bellerin, idol. Kush e bëri më mirë?”, pyet Xhaka./IndeksOnline/