75 Mall Live Search
17:44 / E Martë, 03 Gusht 2021 / A. A

Xhaka shumë afër vazhdimit të kontratës me Arsenalin

Granit Xhaka megjithatë do të mbetet te Arsenali.

Gjatë kësaj vere u spekulua për largimin e mesfushorit shqiptar drejt Romës, pas interesimit të Jose Mourinhos.

Por duket se trajneri Mikel Arteta e ka bindur Xhakën që të qëndroj në Emirates.

Sky Sports raporton se Xhaka është shumë afër vazhdimit të kontratës me Arsenalin me rritje page.

Kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2023.

/Indeksonline/