75 Mall Live Search
18:03 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Gj Sh

Xhaka tregon takimin e parë me Artetan dhe si e bindi të qëndroj te Arsenali

Të shtunën, Granit Xhaka i cili është pjesë e Sunderlandit, do të luaj kundër ish skuadrës së tij Arsenalit.

Mesfushori kosovar, para kësaj përballje ka folur për raportet e tij me trajnerin e ”Topçinjëve”, Mikel Artetan, shkruan IndeksOnline.

33-vjeçari në një intervistë për ”The Athletic”, tregoi ditën e parë lur Arteta nisi punën e pastaj si e bindi atë të qëndronte te Arsenali, pasi në ato momente kishte një ofertë në tavolinë dhe ishte në prag të largimit.

“Nuk do ta harroj kurrë ditën e parë kur erdhi Mikel. Në fushën e stërvitjes, kishim një dhomë të madhe dhe kishte disa karrige atje, por karriget ishin kudo – kaos.

Ai i çoi të gjithë njerëzit që punonin në ndërtesë në këtë dhomë dhe tha: ‘Djema, nga jashtë, dukeni kështu. Kaos’. Kështu që të gjithë marrin një karrige dhe e vendosin në vendin e duhur dhe ai thotë: ‘Dua që të jeni kështu çdo ditë’.

Pas kësaj, ai po ndërtonte mentalitetin tonë, standardet në stërvitje, para-stërvitje, aktivizim, rikuperim. Ai solli njerëz që bënë një punë të shkëlqyer. Ishte e pabesueshme të punoja me të sepse ai e shihte futbollin në një mënyrë tjetër.’’, deklaroi Xhaka.

Graniti pranoi se në vitin 2019 mendoi koha e tij në ”Emirates” kishte mbaruar dhe kishte planifikuar largimin ku kishte një ofertë dhe ishte i hapur për të kaluar në një klub tjetër, por ardhja e Artetas ndryshoi gjithçka.

“E quaj një keqkuptim midis meje dhe tifozëve. Ishte më i madh se kaq, absolutisht, me siguri. Nuk kam nevojë të gënjej për këtë; të gjithë e dinë historinë.

Ende nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht këtë ditë dhe pse, le të themi kështu.

Kur erdhi Mikel, ai pati një bisedë shumë të hapur me mua. Bagazhet e mia ishin gati. Isha gati të largohesha. Tashmë kisha një kontratë në tavolinë nga një klub tjetër futbolli .

Mikel pati dy biseda me mua dhe më bindi të qëndroja, për të më dhënë një shans tjetër.

Ai donte të më tregonte se isha në vendin e duhur. Që nga kjo ditë, kisha ndjesinë se çdo fjalë që më tha në këtë bisedë të parë, gjithçka ishte tamam siç tha ai.”, deklaroi Xhaka./IndeksOnline/