75 Mall Live Search
23:52 / E Martë, 19 Maj 2026 / Gj Sh

Xhaka uron Arsenalin dhe Artetan me një mesazh special

Granit Xhaka i është gëzuar suksesit të Arsenalit, si kampion i ri i Anglisë.

Futbollisti me preardhje nga Kosova, përmes një postimi në Instagram, ka bërë një urim special, në veçanti për trajnerin Mikael Arteta, shkruan IndeksOnline.

”Një ekip i jashtëzakonshëm, lojtarë të mëdhenj dhe një klub që nuk reshti kurrë së besuari. Por e gjithë kjo është falë teje, Mikel.

Të gjithë atyre që dyshuan te ti: jepini këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që e meriton.

Urime Mikel Artetës dhe gjithë familjes së Arsenalit! ”, ka shkruar granit Xhaka./IndeksOnline/