12:42 / E Hënë, 29 Qershor 2020

Xhakarta ndalon përdorimin e qeseve plastike

Qeveria provinciale e Xhakartës, ka vendosur që zyrtarisht të ndalojë qeset plastike që nga 1 korriku.

Rregullorja u miratua nga guvernatori Anies Baswedan në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas rregullores, do të ketë gjoba ndaj atyre që i shkelin këto ndalime.

Shefi i Agjencisë së Mjedisit në Xhakartë, Andono Warih, tha se një pjesë e madhe e mbeturinave në Bantargebang, mbizotëron plastika.

“Bantargebangu tani është plot me qese plastike. Ka arritur në 39 milionë tonë mbeturina, 34 për qind e saj janë plastike dhe ato janë kryesisht çanta plastike. Nëse nuk bëjmë asgjë në lidhje me të, mbeturinat do ta rëndojnë gjithnjë e më shumë mjedisin”, tha Andono dje./Indeksonline/

Mos i humb