75 Mall Live Search
10:24 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Xhakes pritet t’i besohet shiriti i kapitenit

Pas lajmit që mori se po pret fëmijën e parë me gruan e tij Leonitan, me sa duket Xhakes pritet t’i besohet një detyrë e re.

Sic raporton ‘Blick’ trajneri Unai Emerey vlerëson zviceranin me prejardhe nga Kosova, i cili deri tani ishte njëri nga pesë kapitenët e Arsenalit.

Tani me Aaron Ramsey dhe Petr Cech të larguar, Ozil që mund të largohet dhe kapiteni Koscielny i cili poashtu është pranë largimit, shiriti mund t’i besohet Xhakes.

Xhaka tha në një intervistë të fundit për LOOK, kur u pyet nëse shpreson për shiritin e kapitenit: “Shpresa nuk është fjala e duhur për mua në këtë kontekst. A do të isha jashtëzakonisht krenar dhe do të doja të udhëhiqja ekipin si kapiten? Absolutisht. Por unë përpiqem, madje pa shiriti që të jem një udhëheqës dhe të marr përgjegjësinë “./IndeksOnline/