75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / H F

“Xhamadani vija-vija o është Kosova është Shqipria”, Edi Rama poston videon me dronin që mban flamujt e dy shteteve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy parashutistë me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo video është bërë për nder të festës së 28 nëntorit.

“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar.

Kujtojmë se si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mikpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit.

Në këtë ceremoni Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shfaq krah personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.