Xhamajka nis protestat, duan eliminimin e Mbretëreshës si kreu i shtetit

Xhamajka ka filluar procesin e largimit të Mbretëreshës nga kreu i shtetit dhe do të vazhdojë të punojë për këtë pasi të përfundojë vizita mbretërore, thanë burimet politike për The Independent.
Një figurë e lartë brenda Qeverisë është emëruar me qëllimin kryesor për të parë kalimin e kombit në statusin e Republikës, shtuan ata, transmeton Indeksonline.
Çështja u diskutua kohët e fundit në “nivelin më të lartë” në qeveri.
Lajmet për përpjekjet për të nisur shkëputjen nga MB vijnë pas demonstratave të mëparshme “anti-kolonializmi” gjatë një vizite në Belize në turneun e Princit William dhe Kate në Karaibe.
Duka dhe Dukesha mbërritën në kryeqytetin e Xhamajkës këtë pasdite, ku aktivistët protestuan kundër vizitës, duke kërkuar dëmshpërblime dhe falje për skllavërinë .
Të paktën 350 aktivistë u mblodhën jashtë ndërtesës së Komisionit të Lartë Britanik duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Princeshat dhe princat i përkasin përrallave… jo në Xhamajka” dhe “kërkoni falje”./Indeksonline/
