18:58 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

‘Xhamat e Zi’, vjen projekti unik nga Donnss

Ai është një nga artistët që karrierën e tij e ka shtrirë jashtë kufijve shqiptar, duke hyrë kështu në listën e emrave me synime të qarta.

Fjala është për reperin që jeton në Francë, i njohur me nofkën Donnss, i cili së fundmi ka lansuar këngën e re.

‘Xhamat e Zi’ quhet ky projekt, që mban vulën e Ghulos dhe Darddyt, sa i përket muzikës, kurse, teksti u shkrua nga vet reperi shqiptar.

Kënga në fjalë u finalizua edhe me klip nën direktimin e NonoCëap.