75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 17 Tetor 2025 / P M

Xhamia e Prapashticës po i shpëton rrënimit

Po shpëtohet nga rrënimi xhamia me minare druri në Prapashticë, e ndërtuar në shekullin XIX, një nga shembujt më të rrallë të arkitekturës tradicionale fetare në Kosovë, këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Punimet emergjente të konservimit janë kryer për të mbrojtur objektin nga ndikimet atmosferike dhe për të parandaluar shkatërrimin e strukturës, duke hapur rrugën për projektin e restaurimit të plotë. Kjo xhami, dikur qendër shpirtërore e komunitetit, do të ruhet si dëshmi e besimit, historisë dhe kujtesës kolektive”.