09:49 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Xhamia në Dalston i shpëton rrufesë e vetëtimës – stuhia sjell spektakël natyror (Foto)

Ditë më parë, pjesa jugore  e ishullit të Britanisë së Madhe, u pllakos me një stuhi dhe shi të rrëmbyer.

Megjithatë e gjithë kjo, bëri që vetëtimat të zbardhin në mënyrë spektakolare qiellin në mes errësirës së një nate të zakonshme, transmeton Klan Kosova.

Rreth 15 mijë vetëtima janë regjistruar brenda 4 orësh mesnatën e së shtunës.

Kjo solli që Aeroporti ”Stansted” të raportonte për vonesa në fluturime mëngjesin e së dielës, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.

Shërbimi kombëtar i motit, ”Met Office” lëshoi paralajmërim në stadin e ngjyrës së verdhë për të pasur kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë.

Pavarësisht situatës së rënduar, banorët e asaj zone, shfrytëzuan rastin për të kapur fotografi dhe video mahnitëse të cilat mund t’i shikoni më poshtë:

Rrufesë thuhet se i shpëtoi edhe Xhamia Suleymaniye në Dalston!