21:25 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Xhamia u dogj me qëllim, thonë hetuesit në SHBA

Një xhami në shtetin Konektikat të ShBA-ve është përfshirë nga zjarri.

Xhamia e cila ishte pronë e shërbimeve fetare të komunitetit turk, u përfshi në flakë të dielën në mbrëmje, kur besimtarët myslimanë ishin duke bërë iftar në shtëpitë e tyre.

Hetuesit po shohin aktin si një sulm i qëllimshëm i zjarrvënies.

“Në kryerjen e hetimit, ne kemi zbuluar se ka qëllim në këtë zjarr. Kjo ishte me dashje,” tha shefi i departamentit të zjarrfikësve të Neë Haven, John Alston, në një konferencë shtypi.

Incidenti vjen pas sulmeve të shumta kundër shtëpive të adhurimit që synojnë njerëzit me besime të shumëfishta. Në mars, sulmet ndaj dy xhamive në Christchurch, Zelanda e Re, vranë më shumë se 50 vetë. Në prill, një person i armatosur hapi zjarr në një sinagogë në San Diego, duke vrarë një person dhe duke plagosur të tjerë, dhe i dyshuari ishte lidhur më pas me një sulm të mundshëm të zjarrvënies muajin e kaluar në një xhami në Escondido të Kalifornisë.

Në një deklaratë të tyre, thuhet se zjarri nisi nga hyrja e xhamisë dhe përfshiu atë deri në katin e tretë.

Nuk është raportuar asnjë humbje jete apo lëndim, por xhamia ka pësuar dëme të mëdha. Gjithashtu, sasia e madhe e ujit e përdorur për të shuar zjarrin ka shkaktuar dëme në pjesën e padjegur.

Muslimanët në ShBA përballen me shënjestrim të sulmeve të motivuara nga urrejtja, thonë raportet e FBI-së të publikuara në 2018-n.

Shënjestrimi ndaj tyre ka rrënjën 18 vjet më parë, kur vendi u trondit nga sulmet më të rënda terroriste që kanë prekur ndonjëherë tokën amerikane. /IndeksOnline/