75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Xhandarët serbë zbresin në afërsi të Karaçevës, qytetarët – Kurtit: Mos u prish me Amerikën

Në zonën kufitare të padefinuar ndërmjet fshatrave Breznicë e Karaçevë është parë xhandarmëria serbe.

Në një video që është publikuar në Kamenicapress shihet një furgon i xhandarmërisë serbe afër fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Qytetarët të etnisë shqiptare që e kanë incizuar këtë pamje, i bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti të mos i prish raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tyre, ka rrezik nga policia serbe që shihet se kanë zbritur në afërsi të Karaçevës.