75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 30 Shtator 2025 / b l

Xhandarmëria serbe bastis dy familje shqiptare në Konçul

Kryetari i Këshillit kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi, ka konfirmuar për Ekonomia Online-n se xhandarmëria serbe bastis dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanovcit.

“Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli kombëtar ka dalë në terren por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hyrë në dy shtëpi. Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht me shqiptarë”, tha ai.