75 Mall Live Search
16:48 / E Martë, 31 Tetor 2023 / k.v

Xhandarmëria serbe shihet duke patrulluar në zonën neutrale të kufirit- zona nga Istogu (Video)

Një automjet i xhandarmerisë serbe është parë sot duke qarkulluar në zonën neutrale te kufirit të bjeshkët e Istogut.

Lexuesit e IndeksOnline kanë ndërguar pamje ku shihet automjeti teksa lëshohet nga një kodër e që sipas banorëve është bjeshka e Corovodës së Istogut.

Sipas banorëve të kësaj zone, lëvizjet e xhandarmërisë serbe në këtë rrugë janë të shpeshta, madje ata dalin për të patrulluar edhe në këmbë.

Video e mëposhtme sipas banorëve është realizuar sot në orën 12 e 15 minuta nga bjeshka e Corovodës: