75 Mall Live Search
14:18 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / F.R

Xhavit Ahmeti: Me vizion dhe përkushtim për Prishtinën

Kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Xhavit Ahmeti, kërkon një mandat të plotë për të vazhduar punën e nisur në shërbim të qytetarëve.

Ai vjen nga një familje patriotike e njohur për angazhimin në radhët e UÇK-së, duke trashëguar ndjenjën e përgjegjësisë dhe përkushtimit për atdheun.

“Unë nuk bëj premtime të mëdha, por flas me zemër dhe punoj me përgjegjësi.

Prishtina ka nevojë për zëra të sinqertë e të pavarur, dhe unë jam një prej tyre,” shprehet Ahmeti.

Me përvojë në menaxhim dhe koordinim institucional, ai ka punuar si bashkëpunëtor në Ministrinë e Drejtësisë dhe si menaxher në sektorin privat, duke treguar integritet, profesionalizëm dhe aftësi udhëheqëse. Aktualisht, është anëtar i Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Motoja e tij është: 1 vizion, 7 ditë angazhim në javë, 4 vite përfaqësim me dinjitet.