75 Mall Live Search
19:01 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / F.R

Xhavit Haliti-14 i PDK-së: Bashkë, për UÇK-në, për nderin e dëshmorëve

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka ndarë një foto ku shihet me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, veprimtarin e shquar Nait Hasanin dhe kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Me Dajën, Ramizin dhe Naitin, emra që mishërojnë UÇK-në, lirinë dhe atdhedashurinë.

Bashkë, për vlerat e luftës, për nderin e dëshmorëve dhe për të ardhmen e brezave tanë”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në Facebook.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së.