75 Mall Live Search
22:58 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Xhavit Haliti fton qytetarët e Pejës t’i bashkohen PDK-së

Në nëndegën të PDK-së në Rrokaqiell të Pejës janë zgjedhur organet e brendshme, ku i pranishëm ishte Xhavit Haliti. Kryetari i kësaj nëndege u zgjodh Shkumbin Broqi.

Pas takimit, Haliti bëri një postim ku ftoi qytetarët e Pejës t’i bashkohen PDK-së që ta fuqizojnë sot partinë, e nesër qytetin.

Më poshtë keni postimin e plotë të Xhavit Halitit:

Dekada e re e PDK-së filloi edhe në Pejë.
Sonte është mbajtur kuvendi për organet drejtuese të Nëndegës Rrokaqielli, kryetar i së cilës është zgjedhur Shkumbin Broqi.
Në emër të Degës së PDK-së, z. Broqi i dëshiroj suksese.
Poashtu i ftoj të gjithë qytetarët e Pejës që t’i bashkohen PDK-së për ta fuqizur sot PDK-në, e nesër Pejën dhe Kosovën në përgjithësi.
Me fat dhe na shkoftë mbarë! XHH